http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana sot është gjendur ne kaos për shkak te mungesës se transportit urban. Greva treorëshe e ditës se djeshme, ka pasur një tjetër greve prej sindikatës se transportit publik. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar me pare, kryeqyteti është gjendur sot pa asnjë autobus te 10 linjave. Sindikata e transportit publik i kërkon bashkisë te subvencionoj firmat e autobusëve dhe te vendos mbi çmimin e biletës. Por ndërkohë qe kjo proteste zgjat 24 ore, e gjithë pesha bie mbi qytetaret, te cilët kane qene te detyruar te lëvizin ne këmbë, pavarësisht largësive. Megjithatë Bashkia e Tiranës i ka kërkuar operatoreve te transportit publik t?i rikthejnë këtë shërbim qytetareve dhe ia ka deleguar kompetencat e kësaj çështje qeverise, duke propozuar subvencionimin social për kategoritë që sipas ligjit përfitojnë; Ulja e TVSH për shërbimin e transportit publik; dhe Heqja e akcizës së naftës për transportin urban qytetas. Ndërkohe qe per rritjen e çmimit te biletës, pritet te merret nje vendim ne mbledhjen e këshillit bashkiak.