http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka vendosur t?i japë opozitës drejtimin e këshillit Kombëtar te Integrimit duke arritur kështu nje prej kompromiseve te pakta ne skenën politike. Ne parlament është dorëzuar tashme ligji i ri per integrimin, i cili parashikon edhe ngritjen e strukturës se re te Këshillit Kombëtar per Integrimin i firmosur nga 3 deputete te forcave kryesore politike ne vend, PS, PD dhe LSI. Per Majlinda Bregun e cila si kryetare e Komisionit te Integrimit do te drejtoje edhe këshillin kombëtar te integrimit ky konsensus është vetëm nje hap dhe jo domosdoshmërish përfaqëson një mentalitet te ri ne politiken shqiptare. ?Epoka e re do te jete prezente atëherë kur te kuptohet qarte se parim dhe cak i fundit per negociatat është pikërisht kompromisi dhe konsensusi. Persa kohe qe kjo do te mbetet nje angazhim teorik apo buzëqeshje premtuese gjate vizitave ne Bruksel dhe te mos përkthehet ne veprime konkrete per te zbatuar standardet evropiane ne vend, kjo nuk do te jete e lehte. Por vazhdoj te besoj dhe e përsëris se sado te kërkojmë shtigje te reja dhe dredhi per te mos mbërritur tek kompromisi, rruga e vetme per te mbërritur ne Bashkimin Evropian është e përcaktuar; kompromis, konsensus politik, zbatim i ligjit.?Por bregu pranon se përgjegjësia për arritjen e konsensusit i takon edhe opozitës.?Opozita nuk shmanget nga ky detyrim, por e drejta per te ofruar konsensusin dhe kompromisin gjithmonë i takon mazhorances.?Projekt-ligji per rolin e kuvendit ne procesin e integrimit synon te rregulloje edhe procesin e llogaridhënies se qeverise ne parlament.?Pasi ligji përcakton afate te caktuara te raportimit ne Kuvend te kryeministrit, Ministrit te Integrimit sikurse detyrimet e gjithë ministrive te linjes per te raportuar për procesin e integrimit dhe zbatimin e detyrimeve ne Komisionin e Integrimit.?Këshilli Kombëtar i Integrimit është nje strukture qe e kane ngritur edhe vende te tjera si instrument ne ndihme te procesit te integrimit. Ne Kroaci ky këshill u ngrit pas hapjes se negociatave per anëtarësim, por ne Shqipëri, Brukseli kërkoi ngritjen e tij me herët per te forcuar kulturën e bashkëpunimit mes forcave politike. Mbledhja e pare e këshillit do te mbahet ne fillim te marsit kur ne Tirane do te mbërrije komisioneri per zgjerimin Hann. Por roli i këshillit është thjesht konsultativ dhe opozita ka ende dyshime nese qeveria do t?i jape peshën e duhur kësaj strukture per sa kohe qe ende Bashkimi Europian, nuk ka vendosur nje date per hapjen e negociatave dhe qeveria nuk e ka te domosdoshme kërkimin e kompromisit me opozitën.