http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas katër ditësh greve urie studentët e transferuar në Fakultetin e Mjekësisë kanë vendosur të lënë grevën që po zhvillohej në një ambient të improvizuar në sheshin ?Nënë Tereza?. Kanë qenë vetë ata që kanë vendosur të ndalen, duke apeluar se tashmë çështja do t?i kalojë Gjykatës Kushtetuese. Këtë herë, grevës së studentëve i është bashkuar edhe Koordinatori i Partisë demokratike Ervin Saliajni. Sipas tij, shumica nuk e ka mendjen tek studentet, por të vrasin njëri-tjetrin. Protesta e cila nisi disa ditë më parë sipas studentëve është per tarifen e larte te shkollimit që ata janë të detyruar të paguajnë, e cila është gati 7-fish më e lartë. Këta studentë paguajnë 235 mijë lekë në vit, ndërsa studentët e tjerë që janë pranuar sipas maturës shtetërore, paguajnë vetëm 35 mijë lekë në vit.