http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ashtu siç ka ndodhur zakonisht ka preferuar qe mesazhet per protestën t?i përcjellë përmes një takimi me te rinjtë e forumit rinor te PD. Dhe mesazhi kryesor i kryetarit te PD është qe protesta do te jete paqësore pasi forca e tubimit te opozitës do te jete pjesëmarrja e kurrsesi dhunaLulzim Basha:Nesër do te bëjmë proteste paqësore e demokratike, paniku qe i ka zënë i bëjnë te bëjnë marrëzira?kërkojnë kriminele ne gjirin e popullit Unë ju them me garanci se nuk do te ketë vend mes nesh për kriminele, ata janë ne gjirin tuaj dhe ne do t?i largojmë me çdo çmim.Basha ka theksuar se qytetaret do te protestojnë te enjten jo thjesht per akuzat e renda ndaj kryetarit te kuvendit apo për mosveprimin e shtetit për muaj me radhe; por protesta do te jete kundër krimit dhe pro sundimit te shtetit ligjorA jemi për sundimin e ligjit apo krimitKëto janë dilemat qe do tu japim përgjigje nga nesërTe dy Rama e Meta ikA i keni pare si dridhen nga frika e i ka zënë paniku?pse kane frikeKane frike se vjen ora e përballjes me bosin e bosëve me popullin sovranTe enjten ne orën 11 demokratet do te protestojnë para parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e Ilir Metes nga posti i kryetarit te kuvendit nje proteste qe do te kombinohet me debatin politik ne sallën e seancave plenare.