http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Beogradi zyrtar i ka prezantuar një notë proteste ambasadorit shqiptar në Beograd Ilir Bocki për deklaratën e cilësuar si provokuese të kryeministrit Edi Rama për stabilitetin dhe paqen në rajon. Një kopje e këtij dokumenti i është dërguar edhe përfaqësive të huaja të vendosura ne serbi. Qëndrimet e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë janë të papranueshme për Serbinë. Deklarata e tij është në vazhdën e serisë që komenteve provokatitve të përfaqësuesit më të lartë të qeverisë, i cili dëmton marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Serbi dhe stabilitetin rajonal. Është një ftesë e rrezikshme për të ripërcaktuar kufijtë në Ballkan, të cilat janë njohur ndërkombëtarit. Kjo deklaratë bie dhe në kundërshtim me qëndrimet e mëparshme të kryeministri shqiptar se dy vendet po zhvillojnë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore. Në fund të kësaj note proteste, Beogradi zyrtar pret që edhe shtete të tjera europioane dhe më gjerë të dënojnë këto komente te kryeministrit Rama. Në intervistën e përbashkët me zv/kryeministrin kosovar, Hashim Thaci, Rama deklaroi se bashkimi kombëtar mes dy vendeve do të ndodhe vetëm pas integrimit të dy shteteve në Bashkimi Europian.