“Vizion Plus” ne Shtepine e Gjetheve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtepia e Gjetheve ne qender te Tiranes do kthehet se shpejti ne muze. Njerezit jane kurioze te dine se cfare fshihet brenda saj. Vizion Plus sjell per here te pare pamjet ekskluzive te paisjeve te pergjimit te perdorura nga ish-Sigurimi i Shtetit. Qeveria ka vendosur ta shenderroje ne muze Shtepine e Gjetheve duke ekspozuar keshtu per here te pare anen me te erret te regjimit diktatorial, pergjimin. Por çfare fshihet brenda mureve te nderteses deri dje misterioze. Ketu ka qene e perqendruar teknika ish-Sigurimit te Shtetit.Vizion Plus sjell per here te pare pamjet ekskluzive te paisjeve te perdorura per pergjim. Aparaturat e rregjistrimit audio e video, aparatet fotografike e gjithcka tjeter jane te markave prestigjoze, prodhime te vete perendimit kapitalist, armikut me te madh te diktatures. Pergjuesit ndaheshin sipas fuqise dhe vendit ku instaloheshin.Per realizimin e pergjimit ambjental ne ndertesa te medha, per shembull ne Ambasada instalohej nje sistem i komplikuar. Informacioni i grumbulluar prej tij vilej ne njeren nga bazat e ish-sigurimit. Keta jane pergjuesit me te imet. Instaloheshin ne banesa ose deri edhe ne veshjet e e njerezve. Ky objektiv ndoshta per te fiksuar imazhe ne distance shume te larget. Te gjitha paisjet do te jene pjese e njerit prej seksioneve te muzeut qe besohet se do te terheqe edhe interesin me te madh ne ``Shtepine e gjetheve``. Vizitoret do te kene vertete cte shohin.

Share This Video


Download

  
Report form