Ekspozitë me punimet e të dënuarve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vesel Hoxha është i riu qe fitoi çmimin e pare ne ekspozitën me punimet e te dënuarve, qe këtë vit, ndryshe nga me pare, u ekspozuan ne Galerinë Kombëtare te Arteve. Ndonëse prej dy ditësh është i lire, i riu e fitoi këtë çmim me këtë pikture qe e ka realizuar gjate kohës qe ka qëndruar ne burgun e Elbasanit. Ai ka fituar njëherësh edhe te drejtën per te hapur nje ekspozite tërësisht te tijen ne ambientet e Galerisë. Por pikturat nuk ishin te vetmet punime qe u vlerësuan me çmime. Juria ka përcaktuar si fituese te çmimit te dyte Albana Lazen, e cila ka realizuar këto punime me rruza. Me çmimi te trete u vlerësua nje i ri qe vuan dënimin ne burgun e Peqinit, i cili mesa duket e ka dhunti te pikturoje, por mundësitë i ka te pakta. Per zëvendësministrin e drejtësisë, Arben Isaraj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm te Burgjeve, kjo praktike do t?u vleje te dënuarve ne riintegrimin e tyre. Te gjitha punimet e te dënuarve ne vite janë përmbledhur ne nje katalog qe do u shpërndahet te dënuarve ne te gjitha burgjet si nje mjet stimulimi.

Share This Video


Download

  
Report form