http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës i ka dhëne fund gjykimit ndaj Ardian Bitrajt dhe Mimoza Bruzise, dy te akuzuarve kryesore për vjedhjen e 713 milion lekeve nga thesari i Bankës se Shqipërisë. Trupi gjykues dënoi me 20 vjet ne qeli Bitrajn dhe 15 vjet per Bruzine, dënim ky qe u kërkua edhe nga Prokuroria ne konkluzionet përfundimtare. Por dy te pandehurit do te përfitojnë uljen e nje te tretës se dënimit, pasi kane pranuar akuzën dhe kane kërkuar gjykim te shkurtuar. Pra Bitraj do te vuaje vetëm 13 vite e 6 muaj burg, ndërsa Bruzia do te qëndroje vetëm 10 vjet. Ndaj dy te pandehurve, rendoi akuza e vjedhjes ne bashkëpunim te parave, ndonëse Ardian Bitraj u mundua te shfajësonte kolegen, duke deklaruar se e kishte kryer i vetëm vjedhjen. Për ngjarjen e ndodhur nje vit me pare, Prokuroria mori te pandehur 19 persona mes te cileve edhe ish-guvernatorin Ardian Fullani, hetimi për te cilin nuk ka përfunduar ende. Aktualisht ne gjykim ndodhet vetëm ish-kryeinspektorja Elivar Golemi, e cila është e vetmja nga te pandehurit qe kërkon gjykim normal, duke pretenduar per pafajësi.