http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdokujt i ka rastisur të përdorë autostradën e rikonstruktuar Tiranë- Durrës. Por jo të gjithë janë ne dijeni se shpejtësia maksimale ne hyrje të saj e deri te mbikalimi i Rinasit është 60 kilometra ne ore. Sipas eksperteve për karakteristikat e rrugës, një shpejtësi e tillë është ne kundërshtim me kodin rrugor dhe me manualin e sinjalistikes. Sulce thotë se sinjalistika duhet të ndryshojë pasi një shpejtësi e limituar vendoset vetëm ne raste kur rruga parashikon ndërprerje ose bllokime. Një tjetër rast i vendosjes së sinjalistikes së gabuar është dhe ne segmentin Kavajë-Rrogozhinë, ku tabelat limitojnë shpejtësinë deri ne 30 kilometra ne orë. Edhe ky rast sipas ekspertëve duhet të ndryshojë, ndërkohë që ne akse të tilla shpejtësia maksimale duhet të jetë 90 kilometra ne orë.