“Po manipulohen listat” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka paraqitur prova per te mbështetur akuzat e saj se kryetari aktual i Bashkisë se Kavajës, Elvis Roshi ka importuar ne mënyre fiktive brenda 2 javëve 595 votues. Deputeti Eduard Halimi, i cili është caktuar nga Partia Demokratike te punoje ne kete zone, nëpërmjet fotove ka argumentuar se te gjithë keta votues faktikisht vazhdojnë te jetojnë ne shtëpitë ku kane banuar me pare dhe nuk jane zhvendosur ne Kavaje, ne Fabrikën e Letrës ku figurojnë sipas kontratave te nënshkruara nga kryetari i bashkisë. ?Rasti i Kavajës dhe Durrësit, ku kryetarët në ikje të Bashkive kanë importuar zgjedhës është treguesi më i qartë se të dy e dinë shumë mirë vullnetin e qytetarëve për ti larguar njëherë e mirë në 21 qershor, ndaj dhe kanë krijuar të dy skema kriminale për deformimin e rezultatit të zgjedhjeveNë emër të Partisë Demokratike i kërkoj edhe një herë me forcë Prokurorisë së Përgjithshme të kryejë hetime të shpejta dhe efikase në mënyrë që të ndalojë që në 21 qershor të votohet me lista fiktive apo të manipulohet vullneti i zgjedhësve.?Çështja e importimit te votuesve ne Kavaje është çuar ne prokurori nga KQZ dhe tashme edhe këto foto te paraqitura nga Partia Demokratike, do te depozitohen prane organit te akuzës ne mënyrë qe te bllokohet kjo skeme.

Share This Video


Download

  
Report form