Lamtumira për Ibrahim Bashën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mes lotëve i është dhënë lamtumira e fundit Ibrahim Bashës, efektivit të forcave RENEA, i vrarë në Lazarat. Të gjithë, miq, kolegë, shokë të luftës, kishin mbërritur, për tu përshëndetur me njeriun që sakrifikoi në emër të jetës dhe sigurisë. Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës ë u përkulën me nderim para njeriut, që ra në krye të detyrës, në përballje me elementë të rrezikshëm kriminalë. Përballë drejtuesve të shtetit, xhaxhai i Ibrahimit ishte i drejtpërdrejt, kur tha se drejtësia duhet bërë, që krimi të mos mbizotërojë. Për kurajën, altruizmin dhe sakrificën e Ibrahim Bashës, foli një nga miqtë e tij të luftës. Tragjedi kombëtare e vlerësoi Ambasadori amerikan Donald Lu, vrasjen në Lazarat të ushtarit që luftoi në vijën e patë të frontit, 2 herë në Afganistan dhe 3 në Irak. Kryeministri Edi Rama tha Ibrahim Basha eshte simbol i sakrificës. Kryeministri Rama u shoreh se fjalët e mira sigurisht që nuk mund të zbusin zemrën e bërë gur të familjes. Por, sipas kreut të qeverisë ata duhet të jenë krenar për djalin e tyre. Pas ceremonisë së homazheve, kortezhi mortor i është drejuar Varrezave të Dëshmorëve të atdheut, ku do të prehet dëshmori Ibrahim Basha.

Share This Video


Download

  
Report form