Avokati i Popullit, Igli Totozani, i shoqëruar nga stafi i tij kanë qenë në Lazarat gjatë së mërkurës, ku është takuar me banorë të fshatit e ka dëgjuar ankesat e tyre për dhunë të ushtruar, sipas tyre padrejtësisht, prej forcave policore kundrejt dy personave gjatë operacioneve të fundit të Policisë së Shtetit.