Konfindustria për politikat fiskale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paketat fiskale te miratuara nga ekzekutivi shqiptar me bekimin edhe te Fondit Monetar Ndërkombëtare nuk kane dhëne efektet e pritshme ne ekonominë shqiptare. Konkretisht mbledhja e te ardhurave buxhetore ka dështuar. Per ketë situate knfindustria ben përgjegjëse edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Sipas administratorit Gjergj Buxhu ne dy vitet e fundit paketat fiskale kane patur një barre te shtuar fiskale per qytetarin dhe biznesin. Ky fakt i ka vene sipërmarrësit ne vështirësi e per rrjedhoje mbledhja e te taksave dhe tatimeve ka dështuar. Vetëm ne pjesën e pare te vitit ne te ardhurat totale thotë konfindustria mungojnë 8 mld leke, dëshmi e qarte per nje rendiment te ulet fiskal. Sipas Buxhukut, FMN ka ushtruar presionin e saj per rritjen e taksave dhe dështimi ne mbledhjen e tyre është përgjegjësi edhe e saj. Me here komuniteti i biznesit ka kundërshtuar rritjen e barrës se taksave, pasi sipas tyre kjo do te çonte ne nje rritje te mundshme te evazionit ose ne mbyllje te disa prej ndërmarrjeve. Ata kërkuan qe te reduktohet informaliteti, por keto kërkesa nuk u morën parasysh. Sipas konfindustras rritja e takave nuk është e përshtatshme per ekonominë shqiptare dhe se një situate e tille do te vijoje te prodhoje efekte negative edhe ne te ardhmen. Efekti per ketë vit është rishikimi me i ulet i rritjes ekonomike.

Share This Video


Download

  
Report form