http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skënderbeu kthehet edhe një here ne qendër te akuzave për shitje ndeshjesh. Këtë radhe nuk janë mediat apo shoqëritë qe merren me monitorimin e basteve por futbolliste te ekipeve kundërshtare. Menjëherë pas takimit te kthimit te vlefshëm per raundin e dyte kualifikues te Uefa Champions League ne Belfsast mes Crusaders dhe Skënderbeut qe përfundoi me fitoren e vendasve 3-2 portieri irlandezo verior Shon Onil reagoi ne profilin e tij ne Twitter. Lojtaret e Skënderbeut qartësisht kishin luajtur per një ndeshje me mbi 3.5 gola. ?Unë nuk kam pare asnjëherë si ai futboll i 10 minutave te fundit. Nëse nuk do te ketë nje hetim nga UEFA per këtë takim, atëherë ka diçka qe nuk shkon.? Ndërkohe edhe gazetari francez Romen Molina, i cili bashkëpunon me France Futboll dhe Lequipe, shkruajti ne Twitter: Crusaders - Skenderbeu ndeshje e trukuar? UEFA hesht për momentin. Ne takimin ne Belfast, Skënderbeu ngeli qe ne minutën e 11 me një lojtar me pak pas daljes me te kuqe te Arapit qe ndërhyri pa top ndaj një futbollisti kundërshtar. Pjesa e pare u mbyll me rrjeta te paprekura, ndërsa ne te dytën u shënuan 5 gola nga te cilat 2 ne minutat shtese. Sipas tifozëve te Crusaders pas avantazhit 1-2 te Skënderbeut janë hedhur ne një kompani te paidentifikuar ne Paris një shume prej 150 mije paundesh qe takimi do te përfundonte me fitoren e vendasve.