http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që numri i azilkërkuesve vijon të rritet, zv/ministrja e punëve te brendshme u ka bere thirrje shqiptareve qe te mos ndërmarrin udhëtimin e vështire drejt Gjermanisë apo vendeve te tjera te BE-se. Elona Gjebrea tha se nuk ka asnje mundësi per te përfituar azil. Gjatë një inspektimi në piken e kalimit kufitar të Kakavijës, zëvendës ministrja e brendshme u shpreh se masat e kontrollit janë shtruar dhe se kushdo që shkel rregullat do të përballet me penalitete të forta. Dy ditë më parë ministria e Brendshme gjermane publikoi një video, ku tregohet dëbimi i azilkërkuesve. Ne kete mesazh paralajmërohen qytetaret te vendeve te Ballkanit, se do te kenë te njëjtin fat, nëse shkojnë në Gjermani dhe kërkojnë azil.