Arrestohet pronari i ëmbëltores - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia arrestoi në flagrancë pronarin e ëmbëltores Abdullah Dervishi, ndërkohe qe i ka ngritur 63-vjeçarit dy akuza. Edhe pse ai ndodhet në gjendje të rëndë në repartin e plastikës në QSUT në njoftimin e saj zyrtar, policia tha se Dervishi akuzohet për shkatërrim prone nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Neni 161 dhe 289 i kodit penal parashikojnë gjobë e deri burgim me 5 vite pasi ngjarja ka sjellë dëmtime të mëdha materiale dhe rrezikimin e jetës për disa persona. Dervishi ka dhënë versionin e tij për ngjarjen duke sqaruar se ajo ka qenë aksidentale. Sipas Dëshmisë së 63-vjeçarit ai po tentonte të hapte me çelës valvulin e sigurisë së bombolës kur ndodhi shpërthimi. Nga ana tjetër, sipas policisë, Dervishi u arrestua pasi në lokalin e tij bar-kafe-ëmbëltore, duke eliminuar rrjedhjen e gazit, bombola shpërtheu. Nga ngjarja e dy ditëve më parë u plagosën 20 persona, ndërkohë që në ambientet spitalore mbahen nën vëzhgim 10 të plagosur. 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë si pasojë e djegieve të shkallës së dytë, por edhe dëmtimeve të marra pasi janë goditur nga sendet metalike të lokalit. Mes tyre në repartin e reanimacionit ndodhen dhe pronarët e biznesit ku ndodhi shpërthimi, çifti i bashkëshortëve Abdullah e Paqsie Dervishi.

Share This Video


Download

  
Report form