http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për ore të tëra porti i Vlorës u pushtua nga vargu i gjate i automjeteve me emigrantet, te cilët kthehen pranë familjareve të tyre për të kaluar pushimet. Vetëm mëngjesin e kësaj të mërkure nëpërmjet ketij porti kanë hyrë 1536 pasagjere, 210 automjete dhe 14 autobusë. Ndonëse për të përballuar fluksin autoritetet portale kanë shtuar 3 sportele shtese, qytetarët i konsiderojnë te pamjaftueshme pasi u janë dashur orë të tëra pritje ne radhë për të kaluar. Autoritetet portuale nuk kane pranuar te japin asnjë sqarim për vonesat dhe radhët e krijuara. Muaji gusht shënon numrin më të lartë të hyrjeve nëpërmjet portit të Vlorës. Edhe këtë vit janë të shumtë ata që kane zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.