http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka me asnjë dyshim qe ne fund te këtij viti Kushtetuta e Shqipërisë do te ketë ndryshuar. Kryetari i Komisionit te Posaçëm per Reformën ne Drejtësi Fatmir Xhafaj, sqaron se me fillimin e sesionit ndërhyrja ne ligjin themeltar te shtetit do te jete parësore, pasi ekspertet po punojnë per ketë reforme prej 9 muajsh. Por sipas tij ndryshimet ne kushtetute nuk do te prekin vetëm kapitujt e nenet qe kane te bëjnë me institucionet e drejtësisë por do te rregullohen edhe problematika qe janë shfaqur gjate kohëve te fundit. Xhafaj ka qene i hapur per bashkëpunim me opozitën, pavarësisht se maxhoranca i ka numrat, por ai nuk e ka fshehur pakenaqesine ndaj deklaratave te presidentit, se reformën po e bëjnë eksperte qe jane militante politike. Fatmir Xhafaj, i cili është nje prej figurave kryesore te Partisë Socialiste ka komentuar edhe zërat per nje krisje ne marrëdhëniet PS-LSI, edhe pse ka shprehur rezerva për sjelljen e partise se drejtuar nga Ilir Meta. Komisioni i Posaçëm për Reformën ne Drejtësi ka miratuar deri me tani 3 dokumente, analizën e situatës, strategjinë dhe planin e veprimit, ndërkohe qe ne shtator do te fillohet me amendimin e kushtetutës dhe ndryshimin e ligjeve apo hartimin e ligjeve te reja. Ndërhyrjet do te prekin Presidentin, KLD, Prokurorinë, Gjykatën e Larte e atë Kushtetuese, ndërkohe qe vëmendje do t?i kushtohet luftës kundër korrupsionit me nje prokurori te veçante, pasi Prokuroria e Krimeve te Renda do te shkrihet dhe me ngritjen e byrosë se hetimit, e cila me pare u fut tek ligji per policinë e shtetit dhe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese.