Bruksel, arrihen 4 marrëveshje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Katër marrëveshje te rëndësishme, mes te cilave edhe ajo per krijimin e bashkësisë se komunave serbe ne Kosove arritën ne Bruksel dy kryeministrat Mustafa e Vuçic. Konsensusi i gjetur mes tyre edhe per çështjet që kanë të bëjnë me energjinë, telekomunikimet dhe lëvizjen e lirë në veriun e Kosovës u vlerësua nga shefja e politikes se jashtme te BE, Federica Mogherini si nje pike kthese, qe e çon përpara axhenden e dialogut.?Përfundimet e sotme paraqesin një arritje të madhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Zgjidhjet si këto që janë arritur ofrojnë përfitime konkrete për qytetarët dhe në të njëjtën kohë u mundësojnë të dyja palëve që të përparojnë në rrugën e tyre evropianePer kryeministrin Mudtafa marrëveshjet jane ne përputhje me kushtetutën e vendit.Isa Mustafa:Me këtë kemi arritur shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës. Kjo është një fitore e madhe dhe praktikisht nënkupton njohjen e sovranitetit edhe nga pala tjetër?, tha ai, duke nënvizuar ndërkaq se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kurrfarë përgjegjësish ekzekutive. Ai tha se komunat mund të ndihmojnë njëra tjetrën në fushat e shëndetësisë, arsimit, zhvillimit ekonomik e të ngjashme.I kënaqur është shprehur edhe kryeministri serb.Aleksander Vuçiç:Bashkësia e komunave serbe do të ketë kryetarin, nënkryetarin, kuvendin, këshillin, stemën dhe flamurin dhe do të ketë përgjegjësi të gjera. Ajo do të vendosë për shëndetësinë, arsimin, planifikimin urban e rural dhe zhvillimin ekonomik. Qartazi thuhet se Serbia ka të drejtë ta financojë pa taksa e tatime.Ndërsa kreu i qeverise kosovare përballet me kundërshtimet e opozitës per bashkësinë e komunave serbe, marrëveshjet jane përshëndetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ambasadori amerikan ne Prishtine si te rëndësishme per procesin integrues te dy vendeve.

Share This Video


Download

  
Report form