http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me play-offin ne xhep, Shqipëria e futbollit kërkon nje tjetër rekord historik sonte ne mbrëmje, kualifikimin direkt ne finalet e europianit qe do te zhvillohen ne France. Ne ?Elbasan Arena? kuqezinjtë kërkojnë vetëm tre piket ndaj Serbisë, ndërsa shpresojnë edhe ne nje ndihme te Portugalisë ndaj Danimarkës, me skandinavet edhe ata ne një ndeshje vendimtare per te ardhmen e tyre. Ne rast se ky skenar nuk do te ndodh ose do te ketë fitore si për Shqipërinë ashtu dhe skuadrën e Morten Olsen, atëherë kuqezinjtë u duhet te presin deri ne fund qe nga sfida ndaj Armenisë deri ne 180 minutat e play-offit. Edhe pse nuk deklaroi formacionin, por beri te ditur se te gjithë lojtaret janë te gatshëm, De Biasi duket se do te hedh ne fushe nje skuadër me nje ndryshim rrënjësor, ku përveç portieri Berisha ne te gjitha repartet e tjera do te ketë ndryshime. Hysaj rikthehet ne te djathte te prapavijës, ndërsa Agolli do te jete ne te djathte. Ne krah te kapitenit Cana ne qendër te mbrojtjes Berat Xhimshiti ka fituar balotazhin me Arlind Ajetin. Përpara tyre ndoshta edhe nga nje pasiguri për Burim Kukeli qe sapo kaluar dëmtimin, pritet te jete Migjen Basha. Ne krah te djathte te mesfushës ne krah te djathte nga minuta e pare mund te jete Andi Lila, ndërsa ne te majte Ermir Lenjani. Ne qendër te mesfushës do te jene Taulant Xhaka dhe Memushaj me Abrashin ne stol. Edhe reparti ofensiv pritet te ketë ndryshime me Bekim Balaj qe ka fituar duelin me Sokol Cikalleshin. Është pothuajse i njëjti formacion si ai një viti me pare ne Beograd me te vetmet ndryshime Mavraj prej kohesh jashtë fushave, Kukeli qe vjen nga dëmtimi dhe Abrashi qe është preferuar ne stol. Ndërkohe, edhe pse Shqipëria shfaqej nga kompanitë ndërkombëtare te basteve favorite per ta fituar ketë sfide, ne oret e fundit Serbia ka nje avantazh te lehte. Një fitore e saj kuotohet me koeficientin 2.7 ndërsa ajo e Shqipërisë 2.85.