Lushnjë, Basha takime me fermerët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turi i liderit te opozitës me sloganin ?Fjalën e kanë qytetarët? është përqendruar tek ekonomia dhe program i Partise Demokratike per ketë sektor, nëse qytetaret do t?i besojnë qeverisjen ne zgjedhjet e ardhshme te 2017. Gjate një takimi me fermerët e Lushnjës, Basha ka premtuar taksa me te ulëta ne mënyre qe ekonomia te ringrihet.?Jemi dukë bërë platformën dhe në platformën e taksave, në përgjithësi po ju them, taksa e sheshtë do te jetë 9 përqind. Çfarë do të thotë taksë e sheshtë 9 përqind?! Do të thotë se 450 milionë euro, që sot qeveria i takson dhe i fut nuk e dimë se ku, ato para t?ja kthejmë tregu,?Përballe shqetësimit te fermerëve, kryetari i PD ka premtuar edhe ulje te çmimit te naftës me 240 leke për litër. Fermer: Kërkojmë sistem vaditës-kullues, për të kulluar tokat. Ulje të çmimit të plehrave, ulje të çmimit të naftës. Për këtë e votuam këtë që është sot në qeveri. Për të ulur këto gjëra. Asgjë s?po bëhet nga këto.Fermer: Të ulen plehrat, të ulet nafta dhe energjia elektrike të vejë atje ku qe, këtë duam ne.Basha:Për mua më e rëndësishme se sa ardhja në karrigen e pushtetit duke bërë pazar është mbështetja juaj për t?u zgjidh problemet. Në qoftëse ju thoni se problem kryesor është çmimi i inputeve, është çmimi i naftës, çmimi i energjisë, çmimi i plehrave, çmimi i plasmasit, është padrejtësia me taksat që ju kanë vënë, atëherë të jeni të sigurt se këtu do të jetë vëmendja jonë kryesore.Fermerët i kane paraqitur kryetarit te PD nje listë me kërkesa, pasi sipas tyre rritja e çmimeve dhe rënia e fuqisë blerëse e ka vështirësuar punën e tyre, ndërkohe qe per shkak te kësaj situate edhe bizneset kosovare kanë braktisur Shqipërinë dhe janë zhvendosur në Maqedoni, duke i blere atje prodhimet bujqësore.

Share This Video


Download

  
Report form