Zbardhet vrasja e Shkodrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia ka arritur te zbardhe brenda pak orësh vrasjen e 24 vjeçarit Luigj Gjergji ne Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi gjate orëve te natës se te premtes në aksin rrugor Vau i Dejës - Bushat, ku pas një atentati me armë mbeti i vrarë 24 vjecari nga fshati Pistull. Burime zyrtare thanë se në pranga ka përfunduar Akil Gradeci, 24 vjeç nga fshati Shkjezë, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe Eduart Hulej, 32 vjeç, nga fshati Plezhë. Sipas policisë në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe për motive të dobëta, ata vranë me armë zjarri 24-vjeçarin. Dyshohet se viktima ka pasur me pare nje konflikt me njërin prej autoreve. Shkak i grindjes mes 32 vjecarit Huleuj dhe Luigj Gjergjit ishte bere nje femër. I riu kthehej nga Rinasi, pasi kishte përcjellë të ëmën për në Greqi, por gjatë rrugës në aksin Shkodër- Vau Dejës u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një tjetër automjet.Mësohet se në identifikimin e autorëve ndihmuan kamerat e sigurisë së një banese aty pranë, e cila fiksoi automjetin, ne te cilin udhëtonin Gradeci e Hulej.

Share This Video


Download

  
Report form