http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Progres raportin e Bashkimit Europian, kryetari demokrat e konsideron si notën më negative që i jepet qeverisë ?Rama?. Lulzim Basha bën përgjegjës kryeministrin për mos hapjen e negociatave për anëtarësim, pasi siç tha pas takimit me Ambasadoren Romana Vlahutin, mban peng konsensusin për procesin e dekriminalizimit, reformën në drejtësi dhe është bërë mburojë e ministrave të korruptuar.?Përgjegjësia për mos hapjen e negociatave është e atij që nuk mundësoi më 21 qershori të zgjedhjeve të lira. Përgjegjësia është e atij njeriu që zvarrin konsenusin për dekriminalizimin, duke u bërë mburojë e njerëzve që i solli në parlament dhe që sot i mbron. Përgjegjësia është e njeriut që nga një anë ngre gishtin tek alibia e gjyqësorit, por refuzon të plotësojë vendet vakante në Gjykatë të Lartë, duke i përdorur si masha për kapjen e drejtësisë?.Shpëtimi nga kjo situatë e trishtuar, sipas kreut opozitar, do të vijë vetëm nga mosbindja civile.?Është koha që qeverisë së Ramës dhe shumicës t?i tregojmë vendin përmes akteve të mosbindjes civile, marrjes në dorë të fateve të vendit. Me ambasadoren dhe të tjerë partnerë, ndaj fakte që tronditin këtë qeveri. I inkurajoj gjithë qytetarët, pasi bashkë me ne janë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, BE dhe SHBA. Ndaj të ndërmarrim hapat e nevojshëm. Koha ka ardhur që të çohemi gjithë bashkë.?Progres raportin e Brukselit zyrtar për zhvillimet gjatë këtij vitit në Shqipëri, Basha e konsideroi si një dokument që me seriozitet trajton problemet që kalon vendi, por që nuk shndërrohen në plan të punës së qeverisë.