Protesta e PD para parlamentit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E enjtja do te jete për demokratet nje dite proteste e kombinuar me debatin politik ne parlament. Një skenar qe opozita nuk po e aplikon per here te pare, pasi ne 2014 e njëjta strategji është ndjekur edhe per avionin me droge qe u rrezua ne Divjake. Sipas nënkryetarit te demokrateve Edi Paloka, kjo proteste synon te godasë buxhetin e paketën fiskale te nje qeverie qe te vetmin mision ka pasurimin e saj. Paloka ka theksuar se protestat do te vazhdojnë, pasi qëllimi i opozitës janë zgjedhjet e parakohshme, duke kthyer përgjigje edhe deklaratave te kryeministrit Rama se revolucioni qe kërkojnë demokratet është kunder reformave per te ndërtuar shtet. Por 17 dhjetori kur opozita do te dale ne shesh per te protestuar është edhe dita e nje kompromisi te rendesishem mes PD dhe PS, pasi ne ketë séance do te votohen ndryshimet kushtetuese dhe ligji per dekriminalizimin, e sipas Palokes nuk ka asnjë paradoks me kete situate. Ne 17 dhjetor mazhoranca dhe opozita do te bashkojnë votat per te ndryshuar per te 4 here kushtetutën e vendit, ndërkohe qe nje ndryshim edhe me i madh pritet te ndodhe ne fillim te vitit te ardhshëm me reformën ne drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form