INSTAT: Plani Kombetar bllokoi Bashkite - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tremujori i tretë i 2015-ës ka shënuar periudhën kur janë dhënë më pak leje ndërtimi. zgjedhjet lokale në qershor të këtij viti dhe më pas vendimi për pezullimin e lejeve deri në miratimin e një plani kombëtar zhvillimor kanë bllokuar tërësisht një nga degët më të rëndësishme të ekonomisë: ndërtimin. Rekordi këtë herë është me 12 plane të dhëna gjithsej, nga 99 që ishin miratuar një tremujor më parë. Rënia e fortë është në nivelin 88%, ndërsa janë dhënë vetëm 4 leje për Tiranën 1 për Shkodren, 4 për Fierin, 1 për Durrësin ndërsa qarqet e tjera nuk kanë lëshuar asnjë të tillë. Në publikimin institutit të statistikave, rezulton se pushteti lokal ka arritur të miratojë vetëm 18 mijë e 500 metra katror ndërtim, ku pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqeje është dhënë per subjektet tregtare. Në këtë numër lejesh përfshihen edhe projektet e infrastutkutrës për ndërmarrjet shtetore të cilat kapin 40% të sipërfaqes që po ndërtohet.

Share This Video


Download

  
Report form