Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Buxheti i bashkisë së Tiranës pritet të diskutohet në 30 dhjetor në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për këtë vit. Bashkia e Tiranës ka propozuar që buxheti i 2016 të jetë 100 mln dollarë. Në projektet më të rëndësishme të kryeqytetit është ai i vijimit të punimeve të bulevardit të ri dhe të parkut qëndror që përfshijnë edhe rehabilitimin e lumit Tirana, pas miratimit në Kuvend të Marrëveshjes me Fondin e Zhvillimit Abu Dhabi.
Veliaj: Do të fillojë nga puna terminalet e përkohshme, pastaj të shkojmë tek terminalet e përhershme, lindor dhe perëndimorë. Do të ecim shumë shpejt me Bulevardin e Ri dhe atë që quhet parku qendror dhe bregu i lumit. Do të sjellim një instalacion të jashtëzakonshëm nga Londra, i cili do të fillojë instalimin që në janar, besoj në pranverë do të jetë gati.
Demokratët në bashkinë e Tiranës akuzojnë kryetarin Veliaj se me buxhetin do të miratohen 9 vendime të përshpejtuara dhe abusive që përkeqësojnë jetën e qytetarëve. Anëtari demokrat në këshillin bashkiak Fabian Topollaj tha se me vendimet që do të miratohen në vigjilje të Vitit të Ri, do vështërsojnë jetën e bizneseve dhe qytetarëve, do të rriten taksat dhe do vjedhen pasuritë publike.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-propozon-buxhet-deri-ne-100-mln-pd-ka-dhene-leje-abuzive/