Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shërbimet Meteorologjike shqiptare dhe ato europiane kanë paralajmëruar në ditët e ardhshme një mot shumë të ftohtë dhe reshje të dendura bore të cilat në zonat e thella malore mund të shoqërohen dhe me bllokim të rrugëve.
Prandaj Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka dy apele për të përballuar situatën
Apeli i parë drejtohet strukturave shtetërore për të marrë masa për të krijuar rezerva, si dhe Drejtoritë e Shërbimeve Shëndetësore duhet të furnizojnë me paketën më të domosdoshme të shërbimit mjekësor qendrat mjekësore që ndodhen në këto zona.
Apeli i dytë i drejtohet kompanive të kontraktuara për të mbajtur hapur rrugët ndërsa familjet që jetojnë në zonat e thella malore të sigurojnë rezerva ushqimore.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/zonat-e-thella-te-sigurohen-me-ilace-e-ushqime-apeli-drejtuar-shtetit-dhe-banoreve/