Qëndrimi jashtë stacioneve si dhe mosnjohja e aboneve të përgjithshme nga linjat e urbanëve në kryeqytet vazhdon të mbetet problem për qytetarët. Linja e Saukut është një nga linjat që përveçse qëndron jashtë stacioneve të përcaktuar ka zgjatur edhe me dy stacione më shumë itinerarin e saj. Ndërkohë edhe pas hyrjes në fuqi të vendimit për rritjen e çmimit të biletës së urbanit, ku linjat duhet detyrimisht të njohin abonetë e përgjithshme të miratuara nga Këshilli Bashkiak. Vetë qytetarët e pranojnë se u duhet të paguajnë për dy linjat e shtuara ndërsa një prej shoferëve të linjës thotë se nga 1 shkurti aboneja njihet në të gjitha stacionet. Një tjetër linjë e cila nuk njeh asnjë lloj aboneje është ajo e Linzës. Edhe më herët Linza nuk i ka njohur abonetë dhe çdo qytetar që merr shërbimin nga kjo linjë duhet të paguajë. Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit po monitor shërbim e këtyre linjave e madje për këto shkelje u janë vendosur edhe gjoba.