Rama ndryshon qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-20

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa po konsumohet viti i trete i qeverisjes, kryeministri Edi Rama bën ndryshimet e para të rëndësishme ne qeveri. Ai shkarkoi nga detyra Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, dhe e zëvendësoi atë me ministrin aktual të Ekonomisë dhe Turizmit, Arben Ahmetaj. Lëvizjet në kabinet, kryeministri Rama i paralajmëroi dhe një ditë më parë në emisionin ?Dritare?, në Vizion Plus. Në njoftimin zyrtar te qeverisë, thuhet se kryeministri Rama i shprehu Ministrit Cani, falënderimet e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe integritetin e plotë në kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati. Kryeministri i kërkoi vazhdimin e angazhimit të tij, me të njëjtin profesionalizëm e përkushtim, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë e Financave. Detyrën e Ministrit të Ekonomisë, të mbetur vakant pas largimit të Ahmetajt, kryeministri ka vendosur t?ia besojë Milva Ekonomit, e cila aktualisht është Zëvendësministre e Shëndetësisë.Vendi i shefit te qeverisë erdhi menjëherë pas një takimi që ai pati me aleatin kryesor, Ilir Metën. Largimi i Shkëlqim Canit, vjen në një kohë kur dy nga drejtoritë më të rëndësishme qe varen prej tij, Tatimet dhe Doganat, ndodhen në qendër të kritikave e akuzave për mos realizim të planit të të ardhurave. Vetë Rama ka nxitur ndryshime në kupolën e tyre, për një performancë më të mirë. Qe nga ardhja ne pushtet ne vitin 2013, në kabinet kanë ndodhur disa lëvizje: Kështu, Ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin Ilirjan Celibashi u zëvendësua me Ermonela Felaj. Erion Veliaj u largua për shkak të kandidimit për Bashkinë e Tiranës e u pasua nga Blendi Klosi. Ndërsa dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, u pasua po nga një përfaqësues politik i LSI-së, Ylli Manjani.

Share This Video


Download

  
Report form