TIRANE - Të enjten në Kuvend pritet të hidhet në votim amendimi i 28 deputetëve të PS dhe LSI për ndryshim në ligjin për televizionin Publik Shqiptar, sipas të cilit kryetari i RTSH-së zgjidhet sipas formulës së presidentit. Kreu i komisionit parlamentar të Medias, deputeti demokrat Genc Pollo foli për ndërhyrje të kryeministrit Rama në këtë proces, që sipas tij, e kaloi me procedurë të përshpejtuar këtë ndryshim "për të shmangur konsultimin në radhë të parë me BE, OSBE, e KiE që kanë ndihmuar shumë për këtë ligj".
Ai solli në kujtesë se 5 vjet më parë kur mazhoranca aktuale ishte në opozitë, kërkoi që kreu i RTSH-së të zgjidhje me shumicë të cilësuar, ligj i miratuar me konsensusin e palëve para zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës.
Sipas ndryshimit të propozuar nga mazhoranca, nëse në 3 raundet e para drejtori i RTSH-së nuk zgjidhet nga Këshilli Drejtues i Televizionit me shumicë të cilësuar në raundin e katërt për zgjedhjen e tij me shumicë të thjeshtë.