TIRANË - Kuotat e pranimit në Universitetin Politeknik do të rriten deri në 50%, në krahasim me një vit më parë. Ky Universitet i ka propozuar Ministrisë së Arsimit një rritje të kuotave, nga 1320 në 1657 për pranimet në ciklin e parë. Në degën e Ixhnierisë së Ndërtimit do të pranohet 150 studentë të rinj, nga 100 që u pranuan një vit më parë.
Në vendimin e Universitetit Politeknik që ka siguruar gazeta, ka rritje të kuotave në shumicën e degëve për studimet ?Bachelor?. Kështu për degën e Inxhinierisë Mekanike, nga 145 studentë, vitin akademik 2016-2017 do të pranohen 147 maturantë.
Degët
Rritje të kuotave do të kenë degët: Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Matriale, Inxhinieri Tekstili dhe Modë, Inxhinieri Ekonomike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Matematike e Fizike, etj. Vetëm në degët Inxhginieri e Gjeburimeve, Inxhinieri Mekatronike, Inxhinieri e Naftës dhe Inxhinieri e Gjeomjedisit, do të ketë ulje të kuotave.
Sipas Rektorit të Universitetit Politeknik Jorgaq Kaçani, kuotat e pranimit janë rritur për shkak të kërkesë së lartë të maturantëve. Sipas Kaçanit, rritje e kutave për një pjesë të degëve është bërë edhe në përputhje me mundësitë që ka Universitetit Politeknik.
Propozimi
Kuotat e pranimit në Universitet Publike me ligjin e ri të arsimit të lartë, përcaktohen nga vet institucionet. Nuk do të jetë më qeveria e cila do të miratojë kuotat pas propzimeve që i vinin nga universitete, por këto të fundit do të pranojnë aq studentë sa i përballon edhe infrastruktura arsimore.
Por ndryshe nga vitet e tjera këtë vt kuotat e pranimit nuk do të bëhen publike pas provimeve të maturës, por universitete tashmë i kanë çuar Ministrisë së Arsimit, numërin e studentëve që do të pranojnë për vitin akademik 2016-2017. Ndërkohë studentët do të pranohen në Universitetin Politeknik në bazë të mesatares dhe notës së disa lëndëve.
INTERVISTA/ Kaçani: Dy kriteret e pranimit, rëndësi edhe koeficientët. Rektori i UP: Nuk ka diferenc mes mesatares në shkollat publike dhe private
Universiteti Politeknik do ti pranojë studentët në bazë të mesatres së shkollës së mesme dhe mesatres së lëndëve të Kimisë, Matematikës dhe Fizikës. Në një intervistë për ?Report Tv?, Rektori i këtij Universitetit tregon mënyrën se si do bëhet përzgjedhja e studentëve.
Kaçani thekson se nuk do të ketë diferenc mes një nxënësi që ka mbaruar shkollën e mesme në publik dhe atyre në privat. Gjithashtu sipas Rektori të UP-s, rëndësi për pranimin në universitet do të kenë edhe koeficientët e shkollave të mesme.