Report TV - Ambasada Amerikane ekspozitë në 125-vjetorin e "Shkollës së Vashave"

Report TV 2016-03-07

Views 0

Ekspozita ?Shkollat shqiptaro-amerikane? është çelur sot në Muzeun Historik me rastin e 125-vjetorit Shkollës së Vashave në Korçë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane. ?Shkolla e Vashave? në Korçë u çel në vitin 1891, 4 vjet pas Mësonjëtores së Parë Shqipe nga Qiriazët dhe vijoi deri në vitin 1933. Drejtori i Muzeut, Melsi Labi, theksoi se shkollat shqiptaro-amerikane hodhën bazat e organizmit të programit mësimor. Ndërsa drejtori i Institutit të Studimeve Shqiptare e Protestante David Hosaflook që ka kontribuuar në këtë ekspozitë e hedh një vështrim më të thellë në historikun e e bashkëpunimit shqiptaro-amerikan duke cilësuar si një kontribut të përbashkët me patriotë shqiptarë kundër diktaturave të Ballkanit. Studiuesi Frederik Stamati, nëna e të cilit kë studiuar në shkollën e drejtuar nga motrat Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi ka sjellë reliket e familjes, nëna e të cilit nxënëse e kësaj shkolle i ruajti si kujtime të çmuara.

Share This Video


Download

  
Report form