http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia ka qene gjithnje nje destinacion i preferuar per turizem. Tempuj arti dhe kuture, muzike, klime dhe ushqime te shendetshme. Të gjitha këto kanë mbërritur në Tiranë përmes një mbremjeje, shefi i së cilës ishte Sotiris Evangelou. Ka mbërritur në Tiranë vetëm dy ditë më pare për të sjellë shijen më të mirë të kuzhinës greke në Shqipëri. Sotiris punon prej vitesh në Athinë dhe është një nga kuzhinierët që servir pjatat më të mira tradicionale greke. Për këtë arsye, ai është në Tiranë. Do të gatuajë për personazhe të njohur të aktualitetit, politikës dhe miq të veçantë të ambasadës greke.Do të jem në Tiranë për tre ditë. Kam ardhur për t?ju hapur një tjetër dritare drejt njohjes së Greqisë. Do të gatuaj për personazhe të njohur pjata tradicionale greke. Jam i entuziasmuar për këtë mbrëmje. Si shef i kuzhinës, më duhet t?ju prezatoj me shijet më të mira që vijnë nga tryezat greke.Po cilat janë pjata tradicionale që Sotiris do t?i prezantojë shqiptarëve? Unë do të gatuaj si pjatë të pare, karkaleca me limon, mjalt, vajra dhe disa ereza qe vijne nga Greqia. Dhe si gjithnjë në fund është ëmbëlsira. Kam menduar që mbrëmjen ta mbyll me nje akullore yogurt, një lloj ëmbëlsireje që përdoret shumë në Greqi. Këtë ëmbëlsirë do ta shoqëroj me luleshtrydhe dhe mjalt.Sotiris është gati të dalë dhe të presë miqtë, nderkohe që festa ka nisur dhe pjatat jane gati te shoqerohen me muzike e buzukut.