Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas Vlorës, edhe në Sarandë do të priten palmat 40 vjeçar në qytetin bregdetar. Shkak është prekja nga buburreci i kuq.
Sipas specialistëve, larva që po përhapet me shpejtësi të madhe ka depërtuar në indet e palmës dhe po thanë pemën dekorative.
Qytetarët e Sarandës por edhe turistë kërkojnë zëvendësimin e Palmave që të rikthehet bukuria bulevardit.
Jashtë kamerës specialisti i ndërmarrjes së gjelbërimit pranë bashkisë Sarandë, Agron Kondi thotë se aktualisht llogariten rreth 350 palma të prekura nga buburreci i kuq, ndaj pritet zëvendësimi i tyre me palma të reja imune nga kjo larvë. Një tjetër alternativë është është zëvendësimi me bukonvile, lulja tradicionale e Sarandës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/edhe-ne-sarande-do-priten-palmat-40-vjecare/