Një vit e dy muaj hetime i kanë mjaftuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që të faktohë akuzat ndaj 8 të pandehurve të dosjes ?Xibraka?, ku i pandehur është marrë dhe Ermal Hoxha nipi i ish-diktaorit Enver Hoxha. I pandehur është marrë dhe biznesmeni Gentjan Gjonaj, ky i fundit një ish-ndërtues në Vlorë, tashmë i falimentuar dhe ish-bashkëaksioner me dhendrin e Enver Hoxhës.
Hetimet ndaj këtij grupi fillimisht kanë nisur nga autoritet e prokurorisë së Hanoverit në Gjermani, por për shkak se grupi kishte dhe anëtarë të tjerë në Shqipëri, Gjermanëve në muajin Janar 2015 i është dashur të vizitojnë vetë Shqipërinë, ku kanë kërkuar ndihëm nga policët dhe prokurorët shqiptarë.Operacioni është kryer në fshehtësi të plotë, duke arritur të arrestohen personat kryesorë të këtij rrjeti, ndërkohë vetëm njëri Genci Xhixha, është shpallur në kërkim, pasi siç mësohet ai jeton në Amerikën Latine .Pak ditë më parë, 8 të pandehurve u janë komunikuar akuzat e ?Trafikut të lëndëve narkotike? kryer në kuadër të ?Grupit të Strukturuar Kriminal? dhe ?Armëmbajtje pa leje?.