Prej tre vitesh banorët e fshatit Mabe në Lezhë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Shkak është bërë dëmtimi i ujësjellësit të fshatit, ndërsa banorët shprehen se është abuzuar me paratë e parashikuara për këtë investim.
Ata i bëjnë apel pushtetit vendor të zgjidhë situatën pasi në të kundërt paralajmërojnë se do ngrihen në protesta.