TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë u ka bërë thirrje gjyqtarëve të të gjitha gjykatave që brenda muajit prill të depozitojnë pranë këtij institucioni formularët e vetëdeklarimit.
Dorëzimi i formularëve ka nisur që prej datës 29 mars dhe brenda datës 4 maj, të gjithë gjyqtarët si dhe zyrtarët e tjerë të lartë duhet të dorëzojnë formularin pranë institucioneve përkatëse.
KLD u kërkon gjyqtarëve të gjitha gjykatave që së bashku me formularin e vetëdeklarimit të dorëzojnë edhe një kopje të një dokumentit identifikues.
"Njoftojmë të gjithë Gjyqtarët e Gjykatave të rretheve Gjyqsore, Gjykatave të shkallave të Para Administrative, Gjykatës së shkallës së Parë të krimeve të Rënda, Gjykatave të Apeleve, Gjykatës Administrative e Apelit, Gjykatës së Apelit për krimet e Rënda, që duke filluar nga data 29.3.2016 dhe në përputhje me afatet ligjore të procesit të vetëdeklarimit, të depozitojnë personalisht pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, formularin e vetëdeklarimit të shoqëruar me një kopje të një dokumenti identifikues," thuhet në njoftimin e KLD mbi vetëdeklarimin.