Report TV - Sarandë, Basha: Nxjerrim vendin nga ​kriza, taksa e sheshtë 9%, TVSH 15%

Report TV 2016-04-16

Views 0

Taksat e larta, papunësia, rënia e fuqisë blerëse, mungesa e investimeve kanë qenë shqetësimet që tregtarët e Sarandës i kanë shprehur kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit me ta në tregjet e qytetit.

Një nga tregtarët i tha Bashës se në katër muaj kishte bërë vetëm 50 mijë lekë xhiro, ndërsa të tjerë ankohen për dhunë që policia ushtron ndaj tyre kur shesin prodhimet e shtëpisë, për të mbajtur frymën gjallë. Për më të varfrit nuk ka asnjë vëmendje nga qeveria apo bashkia, të cilët detyrohen që dhe ilaçet t?i marrin me listë.

Share This Video


Download

  
Report form