Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News udhëtoi sot drejt Kepit të Rodonit, për të sjellë pranë jush jo vetëm pamjet e mrekullueshme të këtij rripi toke në formë gadishulli kaq afër me Tiranën e Durrësin. Një pikë turistike që ia vlen të vizitohen për sa kohë do të ekzistojë, pasi në një të ardhme mund të zhduket.
Arsyet pse duhet vizituar Kepi i Rodonit?
Ndodhet në afërsi të qytetit të Tiranës dhe të Durrësit, 40 km nga aeroporti i Rinasit. Ofron një natyrë të mrekullueshme , ku e gjelbërta ndërthuret me blunë e detit dhe lashtësia me freskinë.
Ka një hapësirë 40 km plazhe, dhe plazhi më i madh është Gjiri i Lalzit. Ndodhen dy kala:
Kalaja e Skënderbeut e ndërtuar në vitin 1452 dhe kalaja e Ishmit që kanë pamjen nga deti dhe ofrojnë pamje të mrekullueshme të gjithë kësaj zone. Në vijë bregdetare është shumë afër me Ulqinin dhe në kohërat e hershme përdorej për tregtinë e mallrave. Skënderbeu e përdorte dhe për të kaluar momentet e tij qetësuese me nusen e motrën e tij. Ai këtu thuhet se ka kaluar dhe muajin e mjaltit.
Kaq interesante është dhe Kisha e Shën Andoit, monument kulture e restauruar . Për shkak të erozionit kanë mbetur vetëm rrënojat e saj, të cilat ia vlen të vizitohen për sa kohë do të jenë akoma të qëndrueshme.
Pse ne nje te ardhme mund te zhduket?
Në bazë të studimeve shkencore thuhet që deti çdo 100 vjet mund të hajë nga 5- 7 metra tokë nga të dyja anët. Mund të themi për çdo 100 vjet, 10- 15 metra tokë I merr deti dhe në një të ardhme Kepi rrezikon të zhduket të përmytet. Të vizitosh Kepin e Rodonit nuk është thjesht një ecje në lashtësi, ose në një zonë ku sot do jetë dhe nesër nuk i dihet.
Merr emrin nga lashtësia, nga një perëndi pagano ilire që quhet Rodon. Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit një nga lumenjtë e vegjël të Shqipërisë. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin. Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse : të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.
Në bashkebisedim gazetarja Luna Methasani me Adnand Zyma, specialist i Agjencisë Kombëtare të Turizimit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-ju-sugjeron-kepi-i-rodonit-aty-ku-legjenda-nderthyret-me-te-bukuren/