Report TV - "Dita e drejtësisë", Manjani: Kërkoj gjykim shembullor për Ilnicën

Report TV 2016-05-10

Views 0

Në Ditën e Drejtësisë, ministri Ylli Manjani u ka kërkuar trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve një gjykim shembullor ndaj gazetarit të rrahur barbarisht, Eduart Ilnica.

"Unë kam një thirrje për trupën e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Na ka ndodhur një ngjarje në simbolikën e kësaj dite. Është rrahur barbarisht një gazetar, që ushtron një të drejtë kushtetuese dhe hetimi dhe gjykimi i rrahësit, duhet të jetë shembullor. Kërkoj që të jetë shembullor. I uroj gazetarit shërim të shpejtë dhe duhet të fillojmë të besojmë se në "Ditën e Drejtësisë" drejtësia do të funksionojë dhe duhet të funksionojë," kërkoi ministri i Drejtësisë.

Manjani po ashtu u bëri thirrje komunitetit të juristëve që të jenë të pranishëm në çdo diskutim që bëhet për bazën e re legjislative të sistemit të drejtësisë, për të cilin u shpreh optimist se do të ndryshojë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS