Komisionit të reformës në drejtësi i ka mbetur vetëm 1 kapitull për të mbyllur paketën e ndryshimeve kushtetuese. Por palët duken shumë larg konsensusit.
Demokratët propozuan disa nga amendamentet pjesë e draftit të tyre të ri për drejtësinë, që nuk është pranuar nga PS.
Për shumë orë deputetët kanë debatuar për këshillin e emërimeve, një strukturë që krijohet rishtazi dhe që opozita preferon të mos ngrihet.
Kapitulli i fundit që do të shqyrtohet të hënën, ka të bëjë me kontrollin e gjyqtarëve e prokurorëve, të cilat do të jenë institucionet që do ta realizojnë këtë proçes, nga kontrolli i pasurisë deri tek vlerësimi profesional dhe integriteti i tyre.
Javën e ardhshme drafti alterantiv i reformës në drejtësi i PD-së do t?i kalojë zyrtarisht dhe komisionit të reformës.
Vetë kryetari Xhafa e quajti këtë propozim të demokratëve si një kthim në pikën 0.