Një ditë pas lirimit nga burgu i Shënkollit në Lezhë të Shaip Zukajt ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shkarkuar tre inspektorët e SHKB-së.
Tre inspektorë të SHKB në burgun e Shënkollit në Lezhë janë shkarkuar pasi nuk informuan institucionin për lirimin e Zukajt. Shkarkimi detyra i punonjësve Petrit Hysa, Leart Tice dhe Marsida Meqemeja, u bë pasi liruan nga qelia pa vendim gjykate një të dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë.
Sipas ministrit ata ishin duke fjetur kur u lirua Zukaj, ndërkohë që u shpreh mjaft i prerë kur tha se nuk i dridhet dora për shkarkim të personave që shkelin ligjin
?Unë kam marrë dijeni për çështje e Shënkollit që ditën e premte. Unë nuk shqetësohem për të bërë lajme, por për të bërë punën. Kjo është arsyeja pse kam mbajtur një qëndrim të tërhequr për këtë çështje., pasi respektoj deri në pikën e funtin kontributin e prokurorisë së Lezhës. Kjo çështje meriton një hetim të plotë, dhe një ndërhyrje serioze. Sa i takon pjesës së shkarkimeve, nuk më dridhet dora fare, jo vetëm për tre inspektorët e SHKB që kanë qenë në gjumë aty, por edhe gjithë drejtorinë. Pres hetimet e prokurorisë?, tha ministri Manjani.?-tha Ministri
Në një prononcim për mediat Manjani tha se Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje e cila ka nevojë për shumë vëmendje.
Zukaj është ekstraduar pak kohë më parë nga Belgjika në Tiranë për llogari të një dënimi të dhënë nga gjykata e Lezhës ku ai ishte i përfshirë në një krim.