Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paraqiti live në studion e gazetares Ilva Tare një zarf me një 1 mijë lekësh të vjetër për t?ia ?dhuruar? Presidentit të Republikës.
Kjo është shuma në fakt që presidenti ka kërkuar në Gjykatë si dëmshpërblim ndaj akuzave.
Tare: Çfarë keni aty?
Veliaj: Kam një zarf që është në nderin e tij. Kushton 1 mijë lekë. Ja ku është 1 mijë lekëshi.
Tare: Të dënoheni në gjykatë dhe të humbisni dhe mandatin.
Veliaj: Nesër Presidenti do ta ketë 1 mijë lekëshin me zarf rekomande. Tani që u lamë dhe nderi i tij u kompensua, a mund të fokusohemi tek gjërat më serioze?
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, ishte i ftuar sonte në emisionin Tonight Ilva Tare ku foli për problematikat dhe projektet në vijim të Bashkisë së Tiranës.
Intervista minutë pas minute:
Tare: Do ta nis aty ku në fakt u protestua kundër jush. Anëtarët janë kundër faktit që ju nuk e keni mbledhur Këshillin Bashkiak.
Veliaj: Në 10 muajt e fundit, këshilli bashkiak është mbledhur 10 herë. Pra një herë në muaj. Në qoftë se nuk ka vendime për të marrë, atëherë grumbullohen. Të krahasohen 10 mbledhje në 10 muaj krahasuar me 2 mbledhje në dy vjet, është si dita me natën. Dita me natën është krahasimi që unë bëj. Isha dhe do të jem në mbledhjen e këshillit bashkiak. Unë jam përditë në debat dhe jam nga ata që nuk i tutem debatit. Një herë kërkuan ta afrojmë dhe një herë kërkuan ta shtymë. Këto lojëra kukafshehti nuk janë serioze.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-interviste-ne-tonight-ilva-tare/