Ashtu siç ishte parashikuar në axhendë, djemtë e Kombëtares shqiptare vizituan Muzeumin e Arteve të Vjenës.
Kuqezinjtë u mirëpritën nga dhjetëra tifozë e studentë por edhe nga personalitete të rëndësishme si ambasadori i Shqipërisë Roland Bimo, Konsulli i Republikës së Kosovës dhe drejtori i Muzeut të arteve në Vjenë.
Kjo vizitë, qëllimi i së cilës ishte për të parë nga afër armët e Skënderbeu, vjen në vazhdën e një stërvitjeje ndryshe nga ditët e tjera të përgatitur nga trajneri De Biazi.
Presidenti Armando Duka është shprehur se kjo vizitë është për të dhënë një mesazh dhe për të marrë frymëzimi nga heroi ynë kombëtar.