Rrëshen - Art me dru, skulptori i talentuar çel ekspozitën e rrallë

Ora News Lajme 2016-06-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Rrëshen është çeluar një ekspozitë e veçantë për materialin e skulpturave të ekspozuara. 16 punimet, të jetësuara me dru karakteristik të zonës së Mirditës, do të shfaqen për artëdashësit për 10 ditë me radhë në qytetin e Rrëshenit, ku interesi i shfaqur deri më tani, cilësohet i konsiderueshëm nga ekspertët.
?Të bësh art, duke i dhënë jetë drurit?, një gjë e tillë është realizuar me skulptura në ekspozitën e çelur në Rrëshen. 16 punime nga portreti deri tek natyra e qetë, janë formësuar me mjeshtëri nga skulptori 30 vjeçar Besmir Gjoka.
Drejtori i Pallatit të Kultures në Rrëshen Gjegj Marku thotë se për punimet e drurit kanë shfaqur interes dhjetëra vizitorë.
Ekspozita me Skulptura prej druri karakteristik të Mirditës, do qëndrojë për dhjetë ditë e hapur në mjediset e pallatit të Kulturës në Rrëshen.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/kultura/art-me-dru-skulptori-i-talentuar-cel-ekspoziten-e-rralle/

Share This Video


Download

  
Report form