Qeveria ka konfirmuar ditën e djeshme se pensionet do të rriten në muajin korrik. Pas rritjes së pensioneve që janë caktuar në vitet 1993-1996, qeveria do të indeksojë të gjitha pensionet dhe përftimet. Duke flluar nga pensionet familjare, ato të invaliditetit, pensionet e ish-ushtarakëve, pensionet e pleqërisë etj, do të ndryshojnë me 2%. Por pavarsisht se ishte parashikuar që pensionet e ulta të rriteshin më shumë se pensionet e larta, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.