http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata shpalli të pafajshëm kreun e PD, Lulzim Basha, duke rrëzuar në këtë mënyrë padinë e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Pas vendimit, Ministri i Shëndetësisë, tha se gjyqësori në këtë mënyrë, po legjitimon fyerjen dhe shpifjen. Ministri i Shëndetësisë pretendonte se kreu i opozitës ka shpifur ndaj tij, në një deklaratë të bërë në nëntor të vitit të kaluar. Basha akuzonte Ministrin e Shëndetësisë se ka favorizuar në tendera me vlerë 31 milionë euro, kompani me të cilat ka konflikt interesi.Nderkohe ne nje reagim te sajin, Partia Demokratike thekson se Gjykata rrezoi pretendimet e nje prej ministrave me te korruptuar te qeverise Rama. Sipas opozites, Beqaj ka rrenuar spitalet dhe ka firmosur disa prej koncesioneve me abuzive ne shendetesi.