Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekspertët argumentojnë se në valë të parë, dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian nuk pritet të ketë ndikim për ekonominë shqiptare, për shkak të lidhjeve të dobta mes dy vendeve. Por sipas tyre, efektet indirekte që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë ose financimeve që jepen për vendin tonë nga BE-ja nuk mund të anashkalohen.
Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, në valë të parë, nuk pritet të ketë ndikim për Shqipërinë. Me këtë vend ne kryejmë vetëm 0.6% të shkëmbimeve tregtare, transaksionet me paundin janë të ulëta, numri numri i emigrantëve gjithashtu, ndërsa investitorët anglezë nuk janë të pranishëm në Shqipëri.
Civici: Ndikimi i parë vjen nga luhtaja që po pëson paundi birtanik për ato kategori biznesesh ose individësh që kanë marrëdhënie të ngushtë me Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për depozitat familje të ndryshme që kanë të afërt që punojnë në Britaninë e Madhe, mund të kenë biznese që bëjnë tregti me Britaninë ose në zonën paund dhe natyrisht rënië e vlerës së paundit mund të çojë në një rritje indirekte të çmimeve ose kostove të tyre.
Meka: Ndikimi nuk është se do të jetë i prekshëm në atë shkallë sa mund të mendohet përsa i përket fronteve të tjera pasi vetë shkalla e integrimit të Shqipërisë ne BE dhe marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Britani nuk janë në atë shkallë që të kemi një ndikim të prekshëm apo thelbësor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/efektet-e-brexit-ne-vale-te-pare-te-pandjeshme-per-shqiperine/