Disa ditë pas rrëmbimit të pëshkarëxhës shqiptare nga egjiptiani Adel Salam është gjetur marinari Luan Mema, ndërkohë që edhe pse pengmarrësi është arrestuar ende nuk dihet fat i shqiptarit të dytë të rrëmbyer, kapiteni i peshkarxhës Dhimitër Malja. Tashmë pritet që Luan Mema të dërgohet në Kajro, ku edhe do të pajiset me leje kalimi dhe më pas do të sillet në Tiranë.
Pas ankthit 10-ditor të zhdukjes së djalit të tij, babai i Luanit në një intervistë për Report Tv thotë se tashmë është i shqetësuar për mënyrën e se si marinari do të kthehet në shtëpi. I ati i marinarit Luan Mema, i cili për 10 ditë u mor peng nga kolegu i tij egjiptian Adel Mohamed Salam në kohën që dolën për peshkim me anijen ?Çelepia 2?, bën apel per rikthimin e tij.
I ati i 36-vjeçarit, thotë se i biri ka ngelur ne Egjipt, pasi nuk ka para për biletën e kthimit. Sipas tij, gjatë një komunikimi që ka pasur me përfaqësues të Ministrise se jashtme i eshte thënë se ambasada nuk ka fonde për prerjen e biletës.
Por, teksa Luan Mema pritet të kthehet në atdhe, ende nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e kapitenit Dhimiter Malja, i cili u mor peng nga egjiptiani së bashku me Memen. Si familjaret ashtu sikurse edhe autoritet ende nuk kanë mundur të bien në gjurmët e tij, pavarësisht kërkimeve të shumta.