Ndonëse pengmarresi i anijes ?Celepia 2? Adel Salam, është arrestuar ne Egjipt si dhe marinari, Luan Mema, është gjetur, ende nuk ka asnjë të dhënë për fatin e kapitenit të peshkarexhës, Dhimitër Malja.
Luan Mema ka pohuar përpara autoriteteve se nuk ka asnjë dijeni për vendndodhjen e Dhimiter Maljes.Ai është shprehur se Adel Salam e ka vendosur në gjumë duke i hedhur ilaç ne ushqim dhe kur është ngritur nuk e ka parë Dhimitër Maljen aty.
Ndërkohë ende nuk ka të dhëna për dëshminë në policinë e Egjiptit të Adel Mohamed Salam, duke e bërë gjithnjë e më shumë të mistershëm fatin e Dhimitër Maljes.
Autoritet shqiptare po presin ardhjen në vendin tonë të marinarit, Luan Mema, ne Shqipëri për të marrë në pyetje.
2 javë më parë marinari egjiptian Adel Salam, mori peng anijen ?Celepia 2? ku në bord ishin marinarët shqiptare, Dhimiter Malja, dhe Luan Mema. Egjiptiani pretendonte se pronari i peshakrexhës i kishte një borxh prej 70 mije eurosh, gjë e cila mohohet nga te zotët e anijës.